Drejtuesi politik i Parisë Socialiste për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri teksa është ndalur për të biseduar me banorët e Selenicës nuk la pa përmendur edhe Presidentin Ilir Meta. Ai ka thënë se erdhi si një përçarje dhe shtoi se e ftoi kreun e shtetit në inagurimin e rrugës Peshkopi-Selenicë por ai nuk pranoi.
Deklarata e Gjiknurit:
“Këtu po realizohen ëndrrat qindra vjeçare sikurse ishte rruga e Lumit të Vlorës. Gjithashtu me këtë segmentin e fundit Peshkëpi- Selenicë, një kërkesë e kahershme e juaja me të cilën fatkeqësisht të tjerët u munduan të bëjnë dhe politikë. Erdhi dhe Presidenti këtu na përçau, tha unë po vi të interesohem për rrugën.Kur e ftuam të ishte në inaugurim në fillimin e punimeve nuk na erdhi se kishte hallin e politikës. Ta gezoni rrugën e re. Nuk do të përfundojë me kaq sepse planet tona, do vijojnë që rruga të lidhet edhe me urën e Poçemit dhe të dilni në rrugën nacionale edhe kjo do të jetë e mundur.Pjesa e urës do të shikohet, ajo është pjesë e projektit dhe do studime më të thella. Por një gjë është e sigurt se do të keni në katër vjeçarin e ardhshëm lidhje rrugore më të mirë nga sa e keni pasur”, theksoi Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post