Koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Damian Gjinuri komentoi mbrëmjen e djeshme renditjen e rij në listat e kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, Gjiknuri u shpreh se e ka ditur me kohë që do renditej i shtati pasi ka qenë një strategji që është diskutuar edhe më herët me Edi Ramën.
“E prisja se ishte një strategji që e kemi diskutuar me Ramën. I teti Rama i shtati unë që të jemi si shtytësit për 8 mandate në Vlorë, pasi minimalja që ne kërkojmë më Vlorë është 8 mandate. Linja e mbrojtjes është 8 mandate dhe synojmë që të marrin 9 mandate, por kjo do shumë punë”, u shpreh ai.
Më tej Gjiknuri u shpreh se në Vlorë nuk ka konsum të pushtetit pasi sipas tij janë bërë shumë punë.
Diskutime rreth kësaj post