Bashkia e Kukësit do të shkojë sërish në zgjedhje, pas video-skandalit të kryebashkiakut tashmë të dorëhequr, Safet Gjici, ku sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, që në këtë rast u bë në 16 qershor.
Fillimisht është Kryeministria ajo që njofton institucionin e presidencës, për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë përkatëse.
Pasi është njoftuar për vakancën e krijuar, Presidenti duhet të marrë vendimin për një datë zgjedhjesh brenda 48 orëve.
Ndërkohë, pas shkakrkimit të Kryetarit të Bashkisë, kompetencat i kalojnë nënkryetarit, i cili i mban deri në zgjedhjet e reja.
Ndërkohë, me dekretin e presidentit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve, teksa palët politike paraqesin kandidaturat e tyre.
Detyra e KQZ është të caktojë datën për të realizuar procedurat e regjistrimit të kandidatëve, anëtareve të KZAZ-ve si dhe caktimin e fondit për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor.
Diskutime rreth kësaj post