Kryeministri holandez i ka habitur të gjithë kur iu derdh kafja në Parlament. Mark Rutte ka marrë fshesën dhe e ka pastruar vetë kafen që derdhi, ndërsa aty ishin të pranishme edhe sanitaret.
Ato e kanë përshëndetur veprimin e pazakontë të Rutte duke e duartrokitur. Në vend që të largohej, Rutte iu kërkoi sanitareve që t’i sillnin një leckë për të pastruar vendin që ai bëri pis.
Një veprim i rrallë për një kryeministër. Rutte ka bërë jehonë edhe për faktin se shkon në punë me biçikletë dhe pa shoqërues.
Video:
Diskutime rreth kësaj post