Portugalia ka barazuar 2-2 kundër Francës në sfidën e fundit për fazën e grupeve në “Euro 2020”. Nga fotografitë e publikuara nga tabloidi britanik “The Sun” vihet re se një tifoz në stadium ka hedhur një shishe Coca-Cola në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk e ka prekur CR7-tën.
Gjithashtu teksa festonte penalltinë e dytë të suksesshme, pasi barazoi me Francën, drejt Ronaldos një tifoz ka hedhur një gotë plastike me logon e Coca-Colas
E gjithë kjo vjen një javë pasi legjenda e Juventusit hoqi dy shishe Coca-Cola nga një tryezë e konferencës për shtyp, duke hapur debate me sponsorizuesin. Pas këtij gjesti, Ronaldo u kthye duke thënë: “pini ujë”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post