Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi, ka bërë një gjest të veçantë duke sjellë ndihma për nxënësit e Durrësit të cilët u prekën nga tërmeti i rënë më 26-nëntor.
Në total kjo shoqatë ka dhuruar 912 çanta të mbushura me artikuj të ndryshëm, ndërsa transporti është bërë nga Gjysmë Hëna Turke. Çantat ju dhuruan klasave fillore, klasa e pare deri ne te pestën.
Po ashtu u dërguan çanta në shkollën me aftësi te kufizuar Durrës, Shkollën “Riza Shera” Rade, Shkollën “Zyrber Sallaku” Manëz dhe shkollën “Rexhep Mezini” Ishëm.
Diskutime rreth kësaj post