Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një gjest të madh pas humbjes së Kroacisë ndaj ekipit të tij kombëtar në finale të Kupës së Botës 2018 në Moskë.
Lideri francez, vendi i të cilit e fitoi trofeun më të madh në botën e futbollit për herë të dytë të dielën në Rusi, i vizitoi lojtarët kroatë në zhveshtoren e tyre në stadiumin kombëtar rus “Luzhniki Stadium”, transmeton Gazeta Express.
Macron u fotografua duke i qetësuar fëmijët e lojtarëve kroatë pas humbjes, të cilët ndodheshin në zhveshtore.
Franca e mundi Kroacinë 4-2 duke u ngritur në majat e futbollit botëror për herë të dytë pas Kupës së Botës 1998 në Francë.
Diskutime rreth kësaj post