Të martën Shqipërinë e pret një ditë e rëndësishme pasi pritet dhënia e rekomandimit nga KE për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Ndëkorhë, po atë ditë në Tiranë pritet të mbërrijë përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në BE Federica Mogherini. Vizita e saj paraprin ardhjen e Presidentit të Këshillit Donald Tusk.
Në axhendën e kryeministrit Rama parashikohet edhe një takim me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, takim që do mbahet në 25 Prill.
Gjermania ka shprehur skepticizëm për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Nëse KE jep rekomandim pozitiv, Shqipëria duhet të bindë shtetet anëtare me prova se ka bërë progresin e duhur për çeljen e negociatave.
Diskutime rreth kësaj post