Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, Gjermania deri më tani është shteti që ka dhënë më shumë për Shqipërinë, dhe shifra është 11 milionë euro.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëll im konferencën e sotme të donatorëve”, tha ministri Maas.
Deri më tani BE ka ndarë 100 milionë euro, KE 15 milionë, Gjermania 11 milionë euro, Suedia 5.6 milion euro, Britania e Madhe 1 milion funte dhe Kroacia 1 milion euro./tch/
Diskutime rreth kësaj post