Qeveria gjermane ka konfirmuar sot zyrtarisht se Gjermania do të japë një grant pre 4 milionë eurosh për ndihmë emergjente pas tërmetit që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, të cilat do të jepen përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW si partner zhvillimi.
Këto fonde do të përdoren për të ndërmarrë masa për rindërtimin e shkollave dhe ndërtesave të tjera publike në zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës etj., të cilat u prekën më së shumti nga tërmeti. çfarë do të thotë që ato do të jenë më të sigurta ndaj tërmeteve si edhe do të jenë efiçente nga ana e energjisë.
Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf tha: “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë. Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element i cili do të shërbeje për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.”
Ndihma Gjermane për rindërtimin pas tërmetit, e cila do të zbatohet nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW, do të njësohet me ndërhyrjet e planifikuara tashmë nga institucionet shqiptare si edhe do të koordinohet nga afër me ndihmën për rindërtim të dhënë nga partnerë të ndryshëm zhvillimi nën drejtimin e Bashkimi Evropian (BE). Në këtë mënyrë do të sigurohet që s’do të ketë mbivendosje masash ndërmjet institucioneve të ndryshme.
Diskutime rreth kësaj post