Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian do të hapen për Maqedoninë e Veriut, por jo për Shqipërinë.
Vasili i referohet deklaratës së Suszane Shutz, drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, dhe ish-ambasadore e Gjermanisë në vendin tonë.
Schulz tha se “Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”.
Reagimi i plotë i Vasilit:
“Gjermania konfirmon,Maqedonia hap Negociatat, Shqiperia jo!
Suszane Shutz Drejtoreshe e Ballkanit Perendimor ne Ministrine e Jashtme Gjermane dhe ish Ambasadore e Gjermanise ne Shqiperi konfirmon se:
Maqedonise i hapen Negociatat ndersa Shqiperise jo.
Ja cfare thote zj.Shutz;
“Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz.
Keto jane pasojat e qeverisjes se Edi Rames.
Plot dy vjet me pare ishte po Edi Rama qe dekoronte ambasadoret dhe genjente dynjane per hapjen imagjinare te negociatave.
Sot e kesaj dite per shkak te Edi Rames integrimi i Shqiperise ndodhet ne momentin me te keq te tij.
Shiheni VIDEON dhe kujtoni se si genjente Rama pa u skuqur fare.”, shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post