Gjermania përgatiti një listë të masave, përfshirë edhe mbajtjen e maskave, kufizimin e grumbullimit të njerëzve në vende publike dhe monitorimin e shpejtë të kontrollit të përhapjes së infeksionit.
Sipas autoriteteve, kjo do të lejojë që jeta të kthehet përsëri në normale kur të hiqen masat e karantinës më 19 prill. Masat janë përcaktuar në një plan veprimi të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas tij, ato do të jenë të mjaftueshme për të garantuar një nivel të ulët të përhapjes së koronavirusit kur gradualisht rivendoset jeta publike.
Për ta bërë këtë, duhet të vendosen mekanizma për të monitoruar më shumë se 80 për qind të njerëzve të cilët kanë qenë në kontakt me një person të infektuar brenda 24 orëve nga diagnostikimi.
Shkollat do të jenë në gjendje të rihapen kur për këtë do të vendosin provincat, ndërsa kontrollet kufitare do të lehtësohen.
Diskutime rreth kësaj post