Gjykata e Mynihut ka vendosur që të mos ndalojë kambanat të cilat lopët i mbajnë në qafë. Ky vendim u mor pas padisë që u bë disa vite më parë nga një çift, të cilët i shqetësonte zhurma. Këta të fundit kanë vendosur që ta apelojnë vendimin.
Ata argumentojnë se lopët e fermerëve i mbajnë zgjuar gjatë natës. Por një politikan bavarez tha: “lopa me zile është pjesë e mënyrës sonë të jetesës në fshat”.
Çifti, po ashtu kundërshton erën e keqe të plehut organik dhe insektet shoqëruese. Në gjykatë avokati i çiftit solli si provë regjistrimin e zhurmës së ziles, por kjo nuk ishte bindëse për gjyqtarët.
Diskutime rreth kësaj post