Sezoni veror orienton turistët drejt plazheve në qytetet bregdetare të vendit, por Korça mbetet sërish destinacion për turistët e huaj. Gjatë fundjavës, një grup turistësh gjermane, të organizuar në grupe ishin ndalur në Korçë.
Ata shprehen të mrekulluar me atë që gjejnë në këtë pjesë të Shqipërisë.
“Vij nga Gjermania, nga Frankfurti, jam në Shqipëri sepse me pëlqen ky vend. Më parë ishte pak vështirë të vije këtu, tani është më lehtë dhe kam marrë e shokët e mi me vete”, thotë një turist.
“Jam nga Gjermania, dua të zbuloj vendin tuaj të bukur, të kuptoj kulturën tuaj mahnitëse, shoh Korçën dhe ky qyteti është shumë i bukur. Çmimet janë shumë të lira. Do vij patjetër përsëri”, shprehet një tjetër.
Në vitin 2022 qarkun e Korçës e vizituan mbi 90 mijë turistë. Pritet që këtë vit numri i tyre të kapërcejë shifrën e 100 mijë turistëve.
Diskutime rreth kësaj post