Sot në Zululand ishte i ftuar Gjergji Bojaxhiu, politikan shqiptar “Sfida për Shqipërinë”, me të cilin Mustafa Nano diskutoi mbi angazhimin e tij në politikën shqiptare , për rezultatet e arritura në kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës, ku Nano i shprehu simpatinë e tij dhe i tregon se ka votuar për të.
Kur Nano e pyet se në një listë shqetësimesh të “Sfida për Shqipërinë”, a ka element që kanë përparësi, kush është shqetësimi kryesor duke parë Shqipërinë e sotme, z. Bojaxhiu përgjigjet:
“Duke parë pasojat e jetës së përditshme; Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet më të varfra, papunësi në nivele shumë të larta, një segment shumë i madh i shoqërisë që jeton në një nivel të lartë varfërie. Ne nuk do ti zgjidhim dot pasojat nëse nuk biem dakort se cilat janë shkaqet. Një shoqëri e padrejtë ku ligji nuk zbatohet për të gjith njëlloj është një shoqëri që ndrydh potencialin dhe kapacitetin njerëzor dhe nëse nuk e clirojmë këtë kapacitet asgjë nuk do të ndryshojë.”
“Integriteti institucional i Shqipërisë nuk është përmirësuar por është përkeqësuar, ne kemi rregulluar elementet mekanike, ndërsa integritetin institucional dhe të drejtat tona në shoqëri shkelen.” shton ndër të tjera z.Bojaxhiu.
Ndërsa kur Nano e pyeti në lidhje me partinë më të re të krijuar “Libra” ku bën pjesë edhe Ben Blushi, nëse e sheh si një lëvizje alternative dhe a kanë pika të përbashkëta me të, z.Bojaxhiu përgjigjet se nuk e shikon me antipati, por shprehet se nuk është takuar kurrë me Ben Blushin. Ndërsa Nano zotohet se do të ulë në tavolinë për të pirë një kafe z.Bojaxhiu dhe z. Blushi.
“Nuk ka asnjë lloj ndryshimi midis, Fatos Nanos, Edi Ramës, Sali Berishës, apo Ilir Metës. Janë i njëjti model dhe i ofrojnë shoqërisë vetëm një lloj zgjidhjeje. Këta lloje njerëzish e mbajnë Shqipërinë peng. Modeli është; nëse dy partitë e mëdha janë kokainë dhe hashash bashkë këto janë kokainë e pastër.” Shton ndër të tjera z.Bojaxhiu.
Diskutime rreth kësaj post