Zbardhet dëshminë e Princ Lekës në komisariatin nr 6 ku dhe është bërë denoncim. Ai në dëshmi thotë se ish vjehrri I tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe I ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri).
“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani”rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçari, pasi me ish bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administrates se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marveshjen.
Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish bashkeshorten.
Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia.
Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te nderosh rrugen kur te me shikosh mua.
Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.
Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur’
Diskutime rreth kësaj post