Biznesmeni Gjergj Luca, u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe, ku në një video të postuar në ‘Facebook’, Luca u kërkon shqiptarëve të kthehen e të punojnë në vendin e tyre, duke thënë se tashmë Shqipëria po bëhet dhe ka plot vende pune.
Dikur Luca thotë se kemi qenë ne shqiptarët që kërkonim vende pune jashtë shtetit, ndërsa sot mijëra turistë po vijnë në vendin tonë.
Kjo për Lucën është një mesazh që emigrantët të kthehen dhe të punojnë për Shqipërinë, pasi pjesa më e shëndetshme e shoqërisë ka zgjedhur emigrimin.
“Shihni ca bohet. Bëni ca kronika me motive njerëzit me i kthyer mbrapsht, se pjesa më e mirë e Shqipërisë na ka ik. Thuaj mor të kthehen se s’po ja dalim dot, ka ardhur gjithë bota këtu, edhe po na respekton në shtëpinë tonë. 30 e ca vjet që ne vrapojmë, ikim në të gjithë botën për të marrë punë e respekt. Na ka ardhur puna këtu. Një autobus ikën, 5 vijnë, me mijëra njerëz. Po kthehuni ore kthehuni, bëni intervista, kronika për me kthyer njerëzit. Pjesa më e shëndetshme të Shqipërisë e kemi në emigracion. Kthehuni njerëz se po bëhet ky vend”, thotë Luca.
Diskutime rreth kësaj post