Biznesmeni Gjergj Luca, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se është takuar me biznesmenin e njohur nga Kosova, Blerim Devolli, me të cilin thotë se kanë biseduar për një bashkëpunim në një sipërmarrje të përbashkët.
Ai ka ironizuar edhe qëndrimet që kanë mbajtur Kurti dhe Rama së fundmi, në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.
“Nuk është e vërtetë që Kosova s’ka det, Jam me Blerim Devollin nga Kosova, njeriun e punës dhe investimeve këtu në mes të detit Jon për sipërmarrje të përbashkët. Pavarësisht se politika i ndan vëllëzërit, puna i bashkon. Ibashkon se nga puna vjen nga mirëqenia, progresi… nga puna vjen bashkimi. E ndërsa politika grindet e zihet, puna mbjell dashuri”, ka shkruar Luca krahas postimit.
Diskutime rreth kësaj post