Banorët e fshatit Labinot-Fushë në Elbasan janë ngritur sërish në protestë pasditen e sotme. Banorët pretendojnë se biznesmeni Gjergj Luca po u merr tokat.
Luca është pronar i një biznesi të prodhimit dhe përpunimit të peshku, ndërsa më herët banorët janë ankuar po ashtu edhe për ndotjen që shkakton fabrika në fshat.
“Larg duart nga tokat tona”, “Nuk duam zaptim tokash”, janë këto pankartat e banorëve.
Protesta është monitoruar edhe nga forca të shumta policie.
Diskutime rreth kësaj post