Biznesmeni Gjergj Luca, ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë takimit të djeshëm në Ohër, duke dhënë mesazhin se 2 liderët duhet të bashkohen edhe në Ballkanin e Hapur.
Në mesazhin e tij, u shpreh se Ballkani është e vetmja strehë e ruajtjes së familjes në Europë, ndaj nuk ka asnjë ndryshim nga BE apo SHBA.
“Përshëndetje nga këta flamuj të ballkanit ku flamuri i komshinjve serb është mes flamurit shqiptar dhe të vëllezërve tonë kosovarë. Kam një përshëndetje nga ky kënd flamujsh për presidentin e Serbisë, për një nga miqtë e Fish City dhe për vëllain, kryeministrin e Kosovës, karizmatikun Albin Kurti.
Urime të 2 liderëve të popujve të vet që më në fund vunë gurin e themelit të paqes, harmonisë, jo vetëm Kosovës e Serbisë por të të gjithë Ballkanit. Përshëndes gjithë ata njerëz që kanë qenë skeptikë për Ballkanin e Hapur. Miqtë e mi, e kuptoj kur filloni korrjen e argumenteve dhe sharjeve drejt meje, e kuptoj që shpirti juaj është plagë, jo vetëm i juaji në Kosovë por edhe i boshnjakëve, malezezëve, shqiptarëve dhe serbëve sepse janë copëtuar me shekuj mes njëri-tjetrit por ajo që u bë në Ohër është një lajm i mirë për të gjithë Ballkanin. Për Ballkanin e fuqisë së barutit që kushdo që ka kaluar nga fuqitë e mëdha ka ndez çakmakun sa herë ka dashur.
Dhe më në fund ky Ballkan, e vetmja strehë e ruajtjes të familjes në Europë, i vetmi vend ku miqtë priten si miq, kur pi kafe me shokë e dashamirë, i paguan 1 njeri dhe jo secili brenda 1 familje në xhep të vet, i vetmi vend që është mbrojtjësi më i madh i integritetit të familjes. Në Europë ne e dimë miq se çfarë ndodh nga dita në ditë me ligjet e tmerrshme, prindi nr 1 e nr 2 që duan të shkatërrojnë familjen dhe kombin. Ne duhet të mburremi si ballkanas që ruajmë traditën, ruajmë familjen dhe jemi e fundit kështjellë në Europë që e bën këtë. Europa ka nevojë për ne.
Për ju skeptikët që nuk hiqni kufijtë e kohës, kur shkoni në darkë në shtëpi, ju kërkojnë lekë apo idealizma e përralla që ju lejnë mbrapa? Të gjithë kërkojnë ekonomi ndaj duke dalë në Europë jemi më të fortë, plotësojmë njëri-tjetrin. Rroftë Ballkani i Hapur”, tha Luca.
Diskutime rreth kësaj post