Ylli Morina i ka lënë të gjithë pa fjalë. Është vetëm 13-vjeç, po me zgjuarsinë e tij ka bërë të gjithë të mbeten pa fjalë. Ai nuk e kalon kohën jashtë duke luajtur futboll me miqtë e tij. Ylli pjesën më të madhe të kohës e kalon duke zgjidhur ushtrime të matematikës dhe fizikës. I riu shqiptar që jeton në Shkup, në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, tregoi se matematikën e mësoi nëpërmjet Youtube.
Tani, ai ndan njohuritë që ka në kanalin e tij në Youtube dhe mëson shumë studentë universiteti. Gjatë intervistës për gazetarët në studio, 13 vjeçari tregoi se në të ardhmen dëshiron që të punojë me NASA-n. Morina tregoi se për të është bërë dhe një dokumentar ndërsa shtoi se ka shkruar dhe dy libra.
“Kam shkruar dy libra për matematikë dhe fizikë, përmbledhje detyrash për shkolla të mesme dhe studentë universiteti.”, tregoi 13 vjeçari, njohuritë e të cilit kanë tërhequr dhe vëmendjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Kam qenë në shumë emisione dhe ka parë që jam aktiv. Për këtë arsye më ka ftuar presidenti Pendarovski. Dhe më ka ofruar mbështetje institucionale si përshembull më ka premtuar bursë. Shpresoj që të shkojë për të studiuar në Turqi”, tha 13-vjeçari.
Diskutime rreth kësaj post