Ushtria amerikane u largua nga fusha ajrore e Bagramait – baza kyçe në Afganistan – në mes të natës dhe pa lajmëruar fare afganët, tha komandanti i ri i bazës.
Gjenerali Asadullah Kohistani i tha BBC-së se amerikanët u larguan nga Bagrami në orën 3 të mëngjesit të së premtes, dhe se ushtria afgane e mori vesh vetëm disa orë më vonë kur u zgjuan në mëngjes.
Bagrami po ashtu përmban një burg, dhe raportohet se në të ishin 5 mijë të burgosur talibanë, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Talibanët kanë avancuar në mënyrë rapide në Afganistan derisa trupat amerikane janë drejt tërheqjes së plotë.
Gjeneral Kohistani tha se afganët po prisnin që Talibanët ta sulmonin edhe Bagramin.
Duke folur para gazetarëve në bazën ajrore, ai tha që po merrte raportime se ata po bënin “lëvizje në zonat rurale” në afërsi.
“E dini, nëse ne krahasohemi me amerikanët, ka dallim shumë të madh,” – tha ai.
Kohistani i ka vetëm 3 mijë trupa nën komandën e tij, ose shumë shumë më pak se dhjetëra mijëra sa kishte Amerika. Rreth 1 mijë ushtarë afanë që po luftonin talibanët në veri të vendit kanë ikur turr e vrap jashtë kufirit për në Taxhikistan të hënën.
Diskutime rreth kësaj post