Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi nga miqtë gjermanë që të bëjnë çka është e mundur që Shqipëria të hapë rrugën e integrimit, bllokuar prej keqqeverisjes së Rilindjes. Sipas Bashës vendi është në udhëkryq, por me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ëndrra për “Shqipërinë si Europa”, do të bëhet realitet.
Lulzim Basha tha:
“Ndërsa kremtojmë këtë 10 vjetor, Shqipëria është në një udhëkryq të pamerituar, për shkak të keqqeverisjes së saj. Vendet skeptike ndaj nesh janë shtuar, por për fatin e mirë të Shqipërisë, në këtë proces të një rëndesie jetike për vendin, për shqiptarët, nuk na ka munguar mbështetja e CDU-së, e Kancelares Merkel, e Bundestagut, këmbengulja e miqve tanë, ku dua të veçoj Johann David Ëadephul, Gunther Krichbaum dhe Hans Joachim Falenski. Ne u bëmë thirrje miqve tanë gjermanë që, megjithë gjendjen e rëndë në vend, shkaktuar nga hapat prapa në lidhje me ekonominë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes, vetëm hapja e negociatave garanton një vëmendje të shtuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen. Falë qëndrimit të drejtë dhe parimor dhe mbështetjes së fortë të Kancelares Merkel dhe CDU për Shqipërinë, Bundestag ka propozuar rrugën drejt hapjes së negociatave, që është edhe udhërrëfyesi ynë për daljen nga kjo krizë”.
Diskutime rreth kësaj post