Duke ditur dëshirën dhe përkushtimin e njerëzve për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Durrës, prisnim që kushtet në tendat ku po strehohen ata më të pafatët të ishin, të paktën, njerëzore. Por jo.
Thuajse çdo njeri që foli për Anabel u shpreh i revoltuar për mungesën e organizimit të shpërndarjes së çadrave e ndihmave. Për të zënë një çadër duhej të luftoje me turmën. Batanije dhe dyshekë të dhuruar ka pasur plot, por për të kapur një, duhej sërish të luftoje me turmën, të prisje në një rradhë që s’mbaronte kurrë apo të shihje sesi të tjerë, që s’janë në ditë të hallit e në mes të katër rrugëve, të vidhnin batanije për t’i çuar në shtëpitë e tyre të pakrisura e të parrënuara.
Situata e ushqimeve ishte më mirë. Po ashtu edhe ndihma mjekësore. Të gjithë kishin për të ngrënë e mund të drejtoheshin te çadra e urgjencës në rast sëmundjeje, por sidoqoftë, të flesh në bar të njomë kur je i moshuar, shtatzënë, me fëmijë, papritur i pastrehë a i tronditur, s’është aq e thjeshtë sa duket.
Banorët e strehuar në tendat e vendosura te Stadiumi “Niko Dovana” thanë se nuk mund t’i linin çadrat në asnjë moment bosh, pasi dikush tjetër do të gjente rastin për t’i bërë tyret. Sidoqoftë, katër çadrat e mëposhtme ishin tërësisht bosh.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post