Pas grumbullimit të pasuseshëm me Kombëtaren Broja u rikthye të shtunën e kaluar te klubi i tij Southampton dhe tani është rikuperuar plotësisht për ndeshjen e fundjavës, që sheh “shenjtorët” të impenjuar në ttransfertën ndaj Norwichit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri austriak, Ralph Hasenhuttl, që ka sqaruar se të gjithë futbollistët me probleme fizike, janë rikuperuar plotësisht për ndeshjen ndaj Norwich, me përjashtim të Jack Stephens.
“Ward-Prowse, Livramento, Broja dhe Stephens kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë përveç Stephens, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plota në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Norwich. Broja ka pasur një problem në kyç, që duket se e ka kaluar totalisht tashmë dhe është gati për sfidën e radhës”, tha ndër të tjera Hasenhuttl.
Diskutime rreth kësaj post