Një 40 vjeçar shqiptar në Zvicër, mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën, si rezultat i plagëve të marra në kokë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat locale sipas të cilave, 40-vjeçari shqiptar u gjet të shtunën i shtrirë në rrugën “Simen” në Lugano të Zvicrës, në lagjen “Molino Nuovo”.
Edhe pse identiteti i tij nuk bëhet i ditur, shqiptari nuk është marrë dot as në pyetje nga hetuesit për shkak të gjendjes shëndetësore.
Nga të dhënat e para mësohet se 40-vjeçari ka pësuar një dëmtim të kafkës, për shkaqe ende të paqarta.
Diskutime rreth kësaj post