Gjendet një trup i pajetë në brigjet e Durrësit. Një person i moshës rreth 40-45 vjeç është gjetur pa jetë në Bisht-Pallë.
Në trupin e pajetë, policia nuk ka konstatuar shenja dhune nga verifikimi paraprak. Trupi i pajetë pluskonte në ujë ndërsa kishte edhe një jelek shpëtimi.
Policia ka dhënë disa informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e viktimës që mbante veshur pantallona të zeza, një xhup blu dhe një palë atlete ngjyrë kafe. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka humbur jetën ky shtetas.
Diskutime rreth kësaj post