Është gjetur i vdekur, pasi kishte kryer vetëvrasje një politikan i njohur amerikan, Dan Johnson.
Ngjarja ka ndodhur pas akuzave se ai se kishte përdhunuar një vajzë adoleshente. 57 vjeçari i cili kishte mohuar akuzat, duket se ka qëlluar veten në makinë.
Ai vdiq nga një plagë me armë zjarri pasi kishte ndalur makinën e tij në një pjesë të izoluar, në Uashington.
Johnson u zgjodh si përfaqësues i shtetit amerikan të Kentaki në vitin 2016. Ai fitoi pavarësisht polemikave mbi postimet në Facebook, në të cilat ai krahasoi Barak dhe Michelle Obama me 2 gorilla.
Johnson ishte gjithashtu pastor në një kishë lokale.
Por të hënë, policia publikoi denoncimin e një vajze të re, që e akuzonte për sulm seksual në bodrumin e tij në vitin 2013.
Duke predikuar në kishën e tij të martën, zoti Johnson tha se akuzat kundër tij ishin “krejtësisht të rreme”, duke thënë se ato ishin pjesë e një strategjie mbarëkombëtare për të mposhtur republikanët.
Por duket se ai nuk i rezistoi dot presionin nga ana e komunitetit, dhe pas dy ditësh u gjet i vdekur.
Diskutime rreth kësaj post