Gjendet i pajetë në banesë një qytetar nga Tirana
Një person është gjetur i pajetë në banesën e ti mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë, trupi i pajetë i përket shtetasit Dritan Kano.
Viktima është gjetur në banesën e tij në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, ndërsa nuk jepen të dhëna për shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit. Dyshohet se ai kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Pas konstatimit të trupit, të afërmit njoftuan policinë.
Trupi i pajetë pritet t’i përcillet Mjekësisë Ligjore për të bërë të mundur zbulimin e shkaqeve të vdekjes.
Ndërkohë, uniformat blu kanë marrë në pyetje fqinjët e viktimës.
Diskutime rreth kësaj post