Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother është gjetur e vdekur sot në banesë në Tiranë.
Burime spitalore konfirmuan për DITA se trupi i vajzës gjendet në morg ku janë mbledhur edhe familjarët.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.
Adelajda, e cila u bë e famshme për shkak të thyerjes së tabuve të kohës, aktualisht punonte në kanalin televiziv News 24.
Policia tha per DITA se 31-vjeçarja pa jetë është gjetur nga shoqja e saj e ngushtë në banesë.
Ish-mësuesja asokohe 23 vjeçare hyri në Big Brother se donte të ndryshonte jetën e saj dhe nuk donte të jetonte në Kavajë.
Ka qenë një nga personazhet më të dashura për publikun, në kohën kur reality të tilla si BB nuk ishin ato që janë sot.
Diskutime rreth kësaj post