Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku konfirmoi informacionin se Shell ka gjetur naftë dhe gaz në malin e Shpiragut në Berat.
Balluku u shpreh se në mars të vitit 2023 do të ketë më shumë detaje për këtë zbulim. Ajo tha se kjo i është zbuluar dje kryeministrit Edi Rama dhe se për këtë kishte informacion dhe kryeministri holandez Mark Rutte.
“Sot, në fazën finale të eksplorimit deri në mars të vitit 2023, pritet të ketë një analizë të hollësishme të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka. Pra, që Shell ka goditur tashmë një artierie shumë të rëndësishme, e cila është e përbëre nga naftë dhe gaz, ky është një fakt, të ciilin ata e kanë thënë dje në takimin që kanë patur me kryeministrin Rama, informacion të cilin edhe kryeministri Rutte e kishte. Në këto momente, faza finale është faza analitike e mënyrës sesi do nxirret i gjithë ky hidrokarbur në mënyrë efiçente.
Do doja të jepja disa detaje të vogla. Ku zbulim i rëndësishëm i Shell në zonën e Shpiragut do të pastrohet nga një investim akoma i rëndësishëm që parashikohet të jetë 6,t miliard euro. ”, theksoi ajo për “Euroneës”.
Kujtojmë që lajmin e dha dje kryeministri Edi Rama teksa ndodhej në Holandë dhe tha se lajmin për zbulimin e rëndësishëm shumë shpejt do ta ndjë me publikun.
Diskutime rreth kësaj post