Nëse do të gjenit në rrugë një kuletë me shuma të mëdha parash dhe sende të tjera me vlerë, çfarë do të bënit? E kush nuk e do lekun, ndaj dhe një pjesë e madhe ndoshta nuk do e raportonin në polici.
Dy turistë amerikanë kanë qëlluar me fat në Gjermani, pasi gjithçka që iu kishte humbur e gjetën falë një personi që u tregua human dhe i dorëzoi në polici. Disa bileta aeroplani, pasaporta dhe afër 13.000 dollarë ishin gjerat që ndodheshin brenda portofolit.
Dy turistët kishin vizituar qytetin historik të mbrojtur nga Unesco-ja, Bacharach në Rheinland-Pfalz.
Një person nga qyteti Kirchheim në Hessen i ka gjetur dhe i ka dorëzuar në polici të gjitha paratë dhe sendet e vlefshme.
Diskutime rreth kësaj post