Gjatë inspektimit nga afër të zbatimit të masave anti-COVID, në një shkollë në Durrës, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka kritikuar një nxënës që nuk e kishte vendosur maskën.
Ministrja këshilloi nxënësin që të mos rrinte në klasë pa maskë. Kushi tha se u vendos që shkolla duhet të hapen, por që të rrinë të hapura duhet të zbatojmë rregullat e pandemisë. Ajo këshilloi nxënësit të tregojnë kujdes jo vetëm në shkollë, por edhe jashtë.
“Tani ne do shkojmë të djali në fund që nuk ka maskë. Ku e ke maskën? Nuk duhet të rrish në klasë pa maskë, mirë? Se mund të marrësh virusin dhe mund t’ja çosh, mamit, babit dhe gjyshes. Kështu që asnjë herë pa maskë”, tha Kushi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post