Agron Gjekmarkaj deputeti nga Partia Demoratike ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev. Me ton ironizues Gjekmarkaj paralajmëron një fund të keq për Ramën në Ukrainë.
Deputeti shkruan se Rama po i mëson Zelenskyt taktikat e luftës guerrile, duke e paralajmëruar të bëjë kujdes se mos e marrin peng.
Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit së 15 qershorit ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
I pari i qeverisë në këtë udhëtim ka qenë bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kanë udhëtuar fillimisht drejt Polonisë, ndërsa prej andej janë nisur me tren për në zemër të Ukrainës.
Dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas, raporton AP.
Të shoqëruar nga delegacionet përkatëse, ata do të nisen fillimisht drejt rajonit të Buchas, ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.
Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.
Më pas në orët e para të mesditës ata do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Nga aty tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.
Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.
REAGIMI I GJEKMARKAJT
“Babo i mëson Zelenskit taktikat e luftes guerrile.
Një ngjarje e madhe ndodhi sot në Botë. Si jetim i la evleterit e tij. Babo mori rrugën atje ku lufta ndizet zhari. Dolën ministrushët e ministrushet që me natë në aeroport e një e nga një me Babon përqafoheshin si shoket e malit dikur motit! Babo ruhu! Kujdes Babo! Mendo Kombin Babo mes hukamash e vajit i jepnin ngjatetimin e fundit heroit që vështrimin në horizontin e agimit ngulte. Në atë mugetirë shpirtrash të zalisur u ndie një zë Babo , Bobo a do me sjellesh matrioshka ruse? Tridhjetë shikime acar ranë mbi të! Babo po shkon të luftojë kundër ruseve dhe mallrat e tyre janë nën embargo. Babo psherëtiu !! Por në fund u nda me të gjithë si Kostandini me Dhoqinën.
Pastaj hajde mos thuaj që Babo nuk është trim si Selam Musai apo Mic Sokoli. Zulmen e kombit e ngjiti në apogje.
Sapo aeroplani u shfaq në qiellin e Kievit ruset e morën vesh, ikën nga sytë këmbët dhe u futen në vendstrehime. Ca prej tyre kishin mbushur poturet, dhe duhma e groshës tartare ndihej në ajër. Erdhi thanë zjarrmi i tokës Skenderbeu i shqiptarëve.
Hajde mos të iknin se ulej dhe i bënte rezil me dy a tre thagma nga të vetat.
Populli martir harroi vuajtjet kur pëllumbi i paqes po ulej. Babo është apostull i lirisë dhe armik i tiranisë.
Sapo u takua me Zelenskin pa shkëmbyer mirë përshëndetjet e rastit, i tha: me jep një helmetë-eja të ikim në front ! Unë vertetë jam më artisti i Kryeministrave dhe Kryeministri më i mirë i artistëve siç do ta përkufizonte Këthe Spiri por di edhe art ushtarak.
Jo vëlla, ja ktheu Vlodimiri është me rrezik të madh kam përgjegjësi për ty, je goxha udhëheqës, shef i një vendi të Natos!!
E të zënë rob, ç’ na mbet, ku i dihet ata ushtaret kanë lexuar tregimin tënd antologjik të përkthyer në çdo gjuhë “Ina Ina hiqi brekët” e na gjen belaja se tani nuk u bëjnë sytë dritë nga humbjet.
Babo i tha dëgjo! Unë kam eksperiencë të madhe me taktikat guerrile ndaj kam ardhur të ti mësoj dhe ty! tha ai.
Diskutime rreth kësaj post