Deputeti Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me debatet brenda PD, teksa vet është pozicionuar krah kryedemokratit Lulzim Basha. Gjekmarkaj tha se takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët është një nismë e nxitur nga interesat personale .
“Filloi këtë lëvizje kur ai u lëndua nga vendimi i Bashës për ta pezulluar nga PD-ja, shtysa është personale. Thotë të vërtetën. Sigurisht që PD-ja ka problem dhe PD-ja nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe pas kësaj PD-ja nuk mund ta vazhdojë më rutinën e zakonshme”.-tha ai.
Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës këshillon kryetarin Basha të jetë i hapur ndaj thirrjes së Kuvendit Kombëtar të demokratëve, por ka një thirrje edhe për ata që po hedhin firmat për mbajtjen e tij.
“A mund të bëjë Kongres PD-ja? Mund ta bëjë para Kongresit që ka kërkuar Berisha. Mendoj që Basha duhet të shtrijë duart 180 gradë për të gjithë, por edhe të tjerët të kenë dëshirën që të vijnë. Nuk mund të vijnë me thikë për ta ngulur në brinjë, ndërkohë që tjetri do të dojë t’i përqafojë për qëllim të përbashkët, jo interes politik, por pragmatizëm politik”.-u shpreh Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj nuk shikon të pamundur një marrëveshje politike me mazhorancën, si ajo e përfolur për shkëmbin e votave për vetingun në favor të rishikimit të reformës territorial.
Diskutime rreth kësaj post