Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka thyer heshtjen, duke u kthyer në figurën e parë politike nga radhët e PD-së zyrtare që komenton rezultatin e turpshëm të kësaj force politike në zgjedhjet vendore 2023.
PD nuk mundi të merrte asnjë bashki, përballë Berishës i cili në koalicion me Metën ia doli “të rrëmbente” 7. Megjithatë, për Gjekmarkajn Berisha nuk është fitues, pasi qëndrimi i tij mban në pushtet vetëm Ramën. Sipas demokratit, është e domosdoshme një urë komunikimi pasi njerëzit janë të lodhur nga dramat e opozitës.
“Është e domosdoshme të krijohet një urë komunikimi. Unë nuk jam nga ata që i them Berishës ik sepse Berisha ka mbi 500 mijë vota, por Berisha nuk është më fitues.
Njerëzit janë të lodhur nga dramat e opozitës. Kemi vite që dëgjojmë të njëjtin qarramanallik. Beteja të reja, kauza të reja nuk mjaftojnë. Me qëndrimin e tij, Berisha mban vetëm Ramën në pushtet” – tha Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post