Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, tha se Sali Berisha duhet të tërhiqej vetë dhe ta vijonte betejën me SHBA-të pa e përfshirë PD-në.
Deklarata erdhi referuar organizimeve të ‘Foltoreve’ që Berisha po i zhvillon në bashkëpunim me deputetë apo forume të PD-së.
“Sali Berisha duhej të tërhiqej dhe ta vijonte vetë betejën me SHBA-të, siç edhe tha. Jo të përfshinte Partinë Demokratike. Vjen një moment që cikli mbyllet, nuk ka të pavdekshëm në kohë politike. Është ajo që tha Basha se koha e tij ka mbaruar. I ka mbajtur demokratët 13 vite në pushtet, por njëkohësisht ka konsumuar fatalitet e tija politike” – tha deputeti Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post