Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ka kujtuar edhe njëherë qytetarëve mashtrimet e Ramës për inceneratorët, kur tha se brenda muajit dhjetor inceneratori i Fierit do të fillonte nga puna, porn ë fakt rezultoi një tjetër gënjeshtër e Ramës.
Deklarata e Çlirim Gjatës:
“Kaloi dhjetori dhe a di gjë njeri a filloi nga puna inceneratori i Fierit?? A filloi nga ndërtimi inceneratori i Tiranës?? Dhe sa orë energji ka prodhuar ai i Elbasanit(për tre vite, deri në shtator 2020 kishte prodhuar 22 orë energji elektrike nga 1000 ditë sipas kontratës)?
Kur plasi skandali i inceneratorëve, Kryeministri mes shumë gënjeshtrave e spërdredhjeve prej balerini politik, tha se inceneratori i Fierit është gati dhe fillon nga puna në dhjetor të këtij viti. Bëhej fjalë për dhjetorin 2020. Se, përse nuk kishte filluar nga puna që prej tre vitesh, konform kontratës dhe parave(27 milionë euro vetëm si fillim), që kishin marrë koncesionarët nga buxheti i shtetit(sipas Arben Ahmetajt paratë e buxhetit nuk janë paratë e shqiptarëve), Kryeministri nuk e tha, por thjesht u justifikua se fillon në dhjetor.
Në disa prononcime mediatike kam thënë se nuk ka për tu bërë gjë as në dhjetor dhe se Kryeministri nuk përcaktoi datë, d.m.th. se mund të fillonte edhe me 31 dhjetor. Por festa e vitit të ri kaloi e bashkë me të edhe dhjetori. A ka filluar nga puna Inceneratori i Fierit?? Kryeministri mund të thotë se e kisha për dhjetorin e 2021, sikur tha edhe për shkollat e tërmetit, që nga 300 objekte të demtuara në shtator do ishin të gjitha të reja, por në cilin shtator(deri tani vetëm 10)??
Mediave ndoshta nuk ju kujtohet megjithse Fieri nuk është larg dhe jam gati të presim edhe sa të kalojë përmbytja e këtyre ditëve me gjithë pasojat e rënda, që do lërë pas dhe përsëri asgjë. Kjo për faktin e thjeshtë se, ato para që janë dhënë kushedi se në cilin ishull ekzotik po konsumohen diçka.
Nuk do zgjatem për ato të Elbasanit, që përveçse për mbledhje rilindase në kohë pandemie, nuk shërben për gjë tjetër dhe as për atë të Tiranës, i cili ka gëlltitur disa dhjetra milionë euro të mira deri tani pa u vënë asnjë tullë, por thjeshtë me faktin se në buxhetin e miratuar në parlament të këtij viti, që sipas Ahmetajt nuk janë paratë e shqiptarëve, janë planifikuar edhe disa dhjetra milionë euro të mira, po për inceneratorët.
Megjithse kohë pandemie, pasojash tërmeti dhe së fundi edhe përmbytje, rëndësi ka që kemi para për inceneratorët. E kur mbaron kjo? Kur të plotësohen jo pak, por 410 milionë euro. Kaq janë planifikuar për tu vjedhur pa tvsh. Po me inceneratorët çfarë do të bëhet? Ëho cares do të thoshtë Arbeni; -Se mos janë paratë e shqiptarëve, tonat janë.”-shprehet Gjata.
Diskutime rreth kësaj post