Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka premtuar se do ta zhdukin grupin militant Shteti Islamik, një degë e të cilit është përleshur me forcat qeveritare dhe militantët talibanë.
Gjatë një interviste të dhënë për BBC teksa ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Ghani ka thënë se grupi militant Shteti Islamik nuk është një “fenomen afgan” dhe mizoritë e tij e kanë “tjetërsuar popullin”.
“Afganët tashmë janë të motivuar për hakmarrje”, ka thënë ai.
Militantët e Shtetit Islamik, sipas tij, “janë konfrontuar me njerëzit e gabuar”
Ghani ka bërë thirrje që të ndërmerren veprime kundër grupit militant në nivel rajonal dhe ndërkombëtar duke thënë se “kemi të bëjmë me një rrezik shumë të madh”.
Ai ka paralajmëruar se nëse bisedimet e paqes me talibanët nuk do të fillojnë javën e ardhshme, atëherë konflikti do të intensifikohet me pasoja për gjithë rajonin.
Ai i bëri thirrje Pakistanit fqinj që të ndërmarrë veprime kundër grupeve talibane nëse ata nuk bien dakord për negociata.
Diskutime rreth kësaj post