Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, ka uruar nga Fieri të gjithë besimtarët e Krishterë Gëzuar Krishtlindjen.
Balla në një prononcim për mediat pas vizitës në Kishën Ortodokse, i bëri thirrje opozitës që të bëhen bashkë për Shqipërinë europiane.
Ai theksoi se viti 2022 që po mbyllet ka qenë i vështirë për shkak të luftës për gjithë Evropën dhe shqiptarët.
“Dua ta nis urimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duke shpresuar si të gjithë qytetarët e Evropës që 2023 të sjellë paqe dhe shëndet. I uroj gjithë besimtarëve të krishterë dhe jo vetëm, gëzuar Krishtlindjen. Ju presim dhe juve bashkë, të bëhemi bashkë. Tani pyesni ata (opozitën) nëse janë gati. Ne jemi për tu bërë bashkë, jo për tu ndarë”.
Nga ana tjetër edhe kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, uroi besimtarët e krishterë për Krishtlindje.
“Qoftë një vit i mbarë. Shëndet, begati dhe mirësi të kenë të gjithë në familjet e tyre. Gëzuar të gjithëve”, tha Subashi.
Diskutime rreth kësaj post