Këngëtari i njohur Gëzim Nika, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ka zbuluar disa nga momentet më të vështira dhe të bukura të jetës së tij.
Një rast ka qenë dhe një keqkuptim me bashkëshorten e tij prej disa dekadash, Anxhelinën.
Gëzim Nika tha se e pranishme në atë moment ka qenë dhe këngëtarja Aurela Gaçe.
Këngëtari tropojan u shpreh se gruaja e tij gjithnjë ka qenë xheloze, por në një masë të pranueshme, megjithatë në një rast gjërat ndryshuan pasi ajo konsumoi pak alkol.
Nika, për herë të parë pranoi se gruaja e ka patur mat duke flirtuar me femra të tjera, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa shenja.
I pyetur se për çfarë e kritikon më shpesh gruaja e tij, Nika u përgjigj: ‘Të mos shkoj me femra.
Nika ka ndarë edhe një moment sa gazmor aq edhe të sikletshëm me gruan e tij dhe Aurela Gaçen:
“Ishim në një bar dhe shkova së bashku me gruan dhe Aurela Gaçen. Gruaja ime nuk pi kurrë, por të ditë piu një birrë dhe më thotë: Pash sytë e ballit, a ke patur punë me filanen? I thash ta linte atë muhabet se kishim dal për qejf. Aurela na pa dhe ngeli. Mëpas gruaja më betohet për kokën e djalit dhe më kërkon t`i them të vërtetën, dhe unë i thash: Po mos u beto për djalin se do mërzitesh (qesh)”.
I pyetur në vijim nëse gruaja e ka kapur ndonjëherë mat duke flirtuar me femër tjetër, Gëzim Nika tha:
“Po, këto janë gjëra që ndodhin. E zbuloi por nuk më la shenja (qesh)”.
Diskutime rreth kësaj post