Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani ka marrë një surprizë shumë të bukur ditën e sotme.
Stafi i emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” ka menduar ta gëzojë moderatoren me një buqetë të madhe me trendafila të kuq.
Lulet janë shoqëruar me një pusullë mjat emocionuese, të cilën Arbana ka zgjedhur ta bëjë publike në rrjete sociale.
Stafi i “Dua të të bëj të lumtur” ka kënaqësinë t’ju dhurojë këtë buqetë me lule. Buzëqeshja juaj do të ishte një dhuratë e bukur për ne. Love u. #DuaTeam”, shkruhet në pusullën që shoqëronte buqetën me lule për Arbanën.
“E dua ekipin tim <3 Faleminderit çuna dhe goca”, shkruan Arbana në fotot falendëruese që ka publikuar në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post