Drejtor i Qendrës për Studime Strategjike, Geri Selenica, ishte i ftuar në emisionin “Log”, ku deklaroi se projekti për Portin e Durrësit nga pikëpamja ekonomike është gjëja e duhur.
Sipas tij, ky port do të ndërtohet nga një prej më të mirëve në botë, që është Muhamed Alabbar.
Gjithashtu, Selenica theksoi se gjërat duhen parë në aspektin makroekonomik, ku e vetmja gjë që e bën Shqipërinë konkurruese në treg është vija bregdetare.
“Çdo program ekonomik duhet të shihet nga pikëpamja makroekonomike. Ne e kemi para 20 ca vitesh me kompanitë më të mira në botë. Prioriteti konkurrues i Shqipërisë është zhvillimin i vijës bregdetare. Në studimin e bërë nga kompanitë më të mira Amerikane dhe arabe. Ja kemi paraqitur Nanos dhe ai nuk e mori seriozisht, pastaj ja paraqitëm Berishës. Avantazhi konkurrues i Shqipërisë është vija bregdetare. Ky potencial ekonomik është mbi 100 e ca miliardë euro, që është mbi 7-fish i GDP-së shqiptare. Nga pikëpamja ekonomike është gjëja e duhur. Personi që po v jen ta bëjë këtë punë është njeriu më i mirë për ta bërë këtë punë”, shprehet Selenica.
Diskutime rreth kësaj post