“Ndërprerja” e marrëveshjes me Iranin dhe “shkatërrimi” i aleancës transatlantike mes BE dhe SHBA kanë një efekt negativ në ekonominë Europiane dhe do të shkaktojë çrregullime të tjera, përfshirë një zhvlerësim të monedhave në tregun europian, tha Soros gjatë një fjalimi në Paris ditën e Martë.
“Shumë shpejt do të përballemi me nje krizë të madhe financiare.”
“Çdo gjë që mund të shkonte keq, ka shkuar keq,” tha ai duke cituar krizën e refugjatëve dhe politikat shtrënguese që katapultuan populistët në pushtet, si dhe shpërbërjen territoriale të ilustruar nga Brexit.
“Nuk është më një gjë interesante të thuash se Europa është në një rrezik ekzistencial, është realiteti i hidhur,” thotë ai.
Soros ka propozuar disa lehtësira për disa nga sëmundjet që prekën dhe Europën, një Plan Marshall për Afrikën, i financuar nga BE me një vlerë prej 30 miliardë euro, i cili mund të lehtësojë presionet migratore në kontinent.
Ai propozoi gjithashtu një transformim radikal të BE-së, duke i detyruar shtetet anëtare të saj të heqin dorë nga monedha e përbashkët.
“Euro ka shumë probleme të pazgjidhura dhe nuk duhet të lejohen të shkatërrojnë Bashkimin Evropian,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post