Sot kur një gjyqtar është ndaluar për korrupsion pasiv dalin në dritë të tjera detaje nga afera ku ai mund të jetë përfshirë. Gjyqtari Shkëlqim Miri dyshohet se dha një vendin në favor të shtetasit gentian Doda i cili kishte vrarë 2 persona në Burrel 20 vite më parë.
Ka qenë një zinxhir i gjatë vrasjes mes bandave të Burrelit, ku familja Dedja humbi tre djemtë, shkruan Lajme.al
Gjatë proceseve ndaj Dodës ka patur edhe një apel nga nëna e viktimave e cila kërkonte drejtësi.
Nëna e tre djemve të vrarë letër prokurorisë e gjykatës: Kërkoj drejtësi!
Xhevrie Dedja, nëna 76-vjeçare e Gazmir Dedjas i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Drejtësisë, prokurorisë së Matit dhe gjykatës së këtij rrethi ku kërkon drejtësi për djalin e vrarë.
E moshuara thotë se nga viti 1997 asaj i është vrarë edhe djali tjetër si dhe bashkëshorti.
“Unë Xhevrije Dedja banuese në Mat jam bashkëshortja e të ndjerit Fehmi Dedja dhe nëna e tre djemve të ndjerë Gëzim, Halit dhe Gazmir Dedja, të gjithë këta tashmë të vrarë për hakmarrje, xhelozi dhe inate nga dora dhe urdhrat e kësaj bande kriminale të përbërë nga vëllezërit Admir dhe Gentjan Doda si dhe bashkëpunëtorët e të rekrutruar prej tyre”.
Më tej e moshuara thotë se është vënë në dijeni se në gjykatën e Matit është duke u rigjykuar i akuzuari për vrasjen e djalit të saj, i pandehuri Gentian Doda i cili është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo thotë se vëllezërit Doda akuzohen edhe për krime të kryera në Britani ku dhe i vëllai i tij po vuan dënimin për krime të ndryshme që kanë kryer në këtë shtet.
*Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post