Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela, komentoi në edicionin e pasdites me Eneida Ndocin në Syri Tv situatën në selinë blu.
Ai deklaroi se tashmë kemi një opozitë reale, e cila do të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë.
Më tej Çela theksoi se do të rrëzojnë regjimin e Ramës.
“Opozita do jetë e vërtetë, reale, pranë qytetarëve dhe halleve të tyre. E sigurt është, dhe asnjë demokrat nuk dyshon se kjo opozitë nën drejtimin e Berishës do flirtojë me dikë tjetër.
Të qëndrojmë të bashkuar deri në rrëzimin e regjimit. Degët e PD janë impenjuar për të qenë çdo ditë krah qytetarëve, përballë këtij regjimi për të denoncuar aferat. Në Pogradec denoncuam aferën e radhës, në Parkun e Drilonit, ku për shtrimin e disa kalldrëmeve investohet 5.6 mln dollarë nga xhepat e qytearëve, keqpërdorim çdo qytet apo një park të vogël si ai”, u shpreh Çela
Diskutime rreth kësaj post