Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, tregoi se kur hapin audicionet për velinat e emisionit ka raste kur vajzat nuk i njohin pasi kanë aplikuar me filtra Instagrami.
“Velinat përdorin aq filtra në Instagram sa ne nuk i njohim.”-tha Zenelaj.
Kurse, Xhensila Pere tha se të gjitha personazhet e showbiz-it janë sot copy paste për shkak të modeleve që “marketohen” në Instagram.
“Pjesa e mire janë modelet e reja të personave të palestruar e nga ana tjetër vajzat kanë krijuar një model fiks. Janë të gjitha personazhet e showbizz-it fotokopje, një hundë, një buzë, një vetull.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post