Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka folur për deklaratën e Bashës, që tha se ‘regjimi po bën puç brenda Partisë Demokratike’.
Strazimiri thekson se nëse Basha e ka seriozisht këtë që thotë, të mbledhë Kuvendin dhe aty të gjejë ata që i cilëson si “puçistë”.
Deklarata e Strazimirit:
“Duhet të shikojmë brenda vetes kush po bashkëpunon me Ramën. Nëse Basha e ka seriozisht, të mbledhë Kuvendin, nëse thotë se po ndodh puç, ta diskutojë në Kuvend.
Të mbledhë anëtarësinë demokrate nga Tropoja në Sarandë dhe të nxjerrë “puçistët””, deklaroi Strazimiri.
Diskutime rreth kësaj post