“Na vjen dita” titullohet bashkëpunimi më i ri ndërmjet Gent Fatalit dhe Bes Kallakut.
Projekti është prodhim i producentit Mixey, i cili e ka bërë muzikën e kësaj kënge.
Për ta shkruar tekstin janë kujdesur, po ashtu, Gent Fatali, Bes Kallaku dhe Mixey.
Aktori i humorit nga Shqipëria, Bes Kallaku, ka sjellë disa bashkëpunime shumë të pëlqyera edhe në muzikë.
Pas bashkëpunimit me Ermal Fejzullahun (“Daja”), ai erdhi me një projekt të përbashkët me Irkenc Hykën (“Makarena”).
Ndërkaq, “Zemër e thyme” një prej projekteve më të fundit që ka sjellë Gent Fatali.
Videoklipi muzikor është xhiruar nga MaxProduction.
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post