Aktivisti Genc Sejko, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shpërthyer i revoltuar, lidhur me lajmin e publikuar në media se këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, do të perfomojë para shqiptarëve me rastin e festive të nëntorit në Tiranë.
Ndër të tjera, Sejko shprehet se këngëtarja refuzoi Katarin, aryeja është se e dinte se aty shkelen të drejtat e njeriut, ku sipas Sejkos, ndoshta Lipa nuk e din sa e varfër është Shqipëria, trasmeton Lajme.al
“Të këndoftë zemra Dua Lipa, mëndjen dhe moralin bën mirë ta çosh me pushime gjëkundi”, thekson ai.
Reagimi i Sejkos:
“Dua Lipa refuzoi botërorin e Katarit sepse mendonte (ose i treguan) që aty shkelen të drejtat e njeriut. E njëjta, nesër do të këndojë për festën kombëtare në Tiranën ku ata që e ftojnë dhe e shëtisin ndoshta nuk i kanë treguar se Shqipëria është e varfër por më shumë se kaq është e vjedhur. Që të rinjtë si ajo nuk kanë më asnjë shpresë dhe largohen me mijra nga atdheu. Dhe nuk ka shkelje më të madhe se ajo e së drejtës për të jetuar aty ku ke lindur.
Dua Lipa bën mirë që këndon për festën kombëtare dhe i largon sadopak zymtësinë një vendi dhe populli të rrënuar. Por nëse dikush e takon bën mirë ti thotë mos ta përziejë më muzikën me politikën, për sa kohë pranon të jetë e ftuara e nderit e atyre që po çnderojnë çdo ditë një komb të tërë.
Të këndoftë zemra Dua Lipa, mëndjen dhe moralin bën mirë ta çosh me pushime gjëkundi!
Kanë të njëjtën kombësi, thuajse të njëjtën moshë. Të njëjtën buzëqeshje për arsye të ndryshme. Dhe janë kaq të largët në të ardhmen që i pret….”, shkruan Sejko.
Diskutime rreth kësaj post